Një i lënduar me mjet të mprehtë në Prishtinë

Policia e Kosovës rreth orës 18:30 ka pranuar një informatë se një person i lënduar ndodhet në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, ka njoftuar për RTV21 zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./21Media
 

Back to top button