Një i vdekur, 61 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Një 69 vjeçar që ishte i prekur me Covid-19 vdiq gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa u konfirmuan edhe 61 raste të reja.
Rastet e reja janë në këto bashki: 22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë. Janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
U shëruan 58 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit dhe e çuan numrin e të shëruarve në 269,365 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.

Back to top button