Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur e dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prishtinë-Prizren.
Rastin për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
“Sot rreth orës 16:10, Policia e Kosovës ka pranuar pranuar informatën lidhur me një aksident trafiku në autostradë. Pas angazhimeve e teren është konstatuar se ne kilometrin e 10 te Autostradës ‘Ibrahim Rugova’ ,drejtimi Prishtinë-Prizren, në Vermicë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe me fatalitet. Njësitet kompetente policore iu kanë përgjigjur rastit, përderisa ekipa mjekësore ka konstatuar se një person ka humbur jetën. Dy persona të tjerë poashtu si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalur Njesiti  i hetimeve, zjarrfikësit si dhe autoambulanca, për rastin gjithashtu është njoftuar edhe Prokurori e Mjekësia Ligjore. Hetime aktive janë duke u kryer për shkaqet që kanë quar deri te ky aksident i rëndë dhe me pasoja tragjike”, ka njoftuar Hoxha./21Media

Back to top button