Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetëkasidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në drejtimin Vermicë-Gjurgjicë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasinqi.
“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi./21Media

Back to top button