Një i vdekur nga aksidenti në Prizren

 
Të dielën rreth orës 19:55, është raportuar për një aksident trafiku në Prizren, ku ka mbetur i vdekur një person.
Ngasësi i automjetit, dyshohet se ka humbur kontrollin e veturës dhe si pasojë e kësaj ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, ku edhe ka goditur një mur.
Pasagjeri, pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa ngasësi i makinës është duke u trajtuar në spital.
Me urdhër të prokurorit, trupi i i pajetë është dërguar në obduksion./21Media

Back to top button