Një i vdekur nga COVID në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri është regjistruar një viktimë si pasojë e infektimit me Covid-19. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 806 raste të reja nga 2 mijë e 180 testime të kryera, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Më së shumti raste të reja u regjistruan në Tiranë 239, Fier 56, Lushnje 48, Durrës 43, Elbasan 32 etj.
Janë 7.029 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë./21Media

Back to top button