Rusia pretendon se ka vrarë 600 trupa ukrainase në sulmin me raketa

Ministria ruse e Mbrojtjes po pretendon se 600 trupa ukrainase janë vrarë në një sulm nga Kremlini.
Departamenti pretendon se goditi atë që e përshkruan si një kazermë të përkohshme me një sulm masiv me raketa.
“Si rezultat i një sulmi masiv raketor në këto lokacione të përkohshme të njësive AFU, mbi 600 ushtarakë ukrainas u vranë”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.
Ukraina nuk i është përgjigjur ende pretendimeve ruse.
Ministria ruse thotë se sulmi ishte hakmarrje për një sulm vdekjeprurës ukrainas në Makiivka në natën e Vitit të Ri, për të cilin forcat ukrainase thonë se vrau 400 pjesëtarë të shërbimit rusë./21Media

Back to top button