Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulmin në Zubin-Potok

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgimi të dyshuarit Jovan Viçentieviq për sulmin në kanalin Ibër-Lepencit

Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Viçentieviq është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar në lidhje me sulmin e fundit që ndodhi në kanalin e “Ibër Lepencit”.

Prokuroria Speciale dje ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës janë kryer disa kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera.

Lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar në stacionin policor 10 persona, ku dy prej tyre D.V dhe D.M janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt.

Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë veprimet hetimore për këtë rast.

Back to top button