Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit SH.B për veprën penale dhunë në familje

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit SH.B për veprën penale dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.B., për shkak të veprës penale Dhunë në familje nga neni 248 par. 1 lidhur me par.2 të KPRK-së.

“Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit SH.B në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së. Gjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri SH.B do të jetë në liri do të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek e dëmtuara E.B dhe dëshmitarët, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale, andaj masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media