Thaçi: Pikëlluese ishte vdekja e mikut tim

 

Pas një sëmundje të shkurtër, si pasojë e Covid-19, dje vdiq në moshën 66-vjeçare veprimtari i çështjes kombëtare, Rexhë Mehmet Krasniqi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot përmes një shkrimi në “Facebook” u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të tij.

“Pikëlluese ishte vdekja e mikut tim, Rexhë Krasniqi. Ai ishte veprimtar i hershëm në Lëvizjen Kombëtare, në aksionin për pajtimin e gjaqeve dhe ishte një ndër themeluesit e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve. Rexha ishte edhe luftëtar i lirisë dhe veteran i UÇK-së. Ngushëllime familjes Krasniqi dhe gjithë miqve të tij”, ka shkruar Thaçi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në vendlindjen e tij në fshatin Poqestë, Komuna e Pejës në orën 16:00./21Media

Back to top button