Një muaj paraburgim për ndihmësit e grabitësit në Istog

Si u ndihmua grabitësi në kryerjen e veprës penale

Gjykata Themelore në Pejë, njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Y.M dhe U.M.

Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Me datë 27.12.2018, rreth orës 15:30, pas marrëveshjes paraprake mes tyre për grabitjen e bankës NLB – Dega në Istog dhe tani të ndjerit K. M, kanë ndihmuar personin në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë, në atë mënyrë që, i pandehuri U me veturën e tani të ndjerit K, e tipit Golf 4, ngjyrë e kaltër e sjellë nga fshati Shushicë e Ulët, Komuna Istog dhe pasi që zbresin nga vetura afër stadiumit të qytetit, i ndjeri K i pajisur me pushkë automatike AK-47 dhe granatë dore, drejtohet për në bankën në fjalë, i pandehuri Y hynë në një lokal përballë për ta vëzhguar situatën dhe pas ballafaqimit me polici të tani të ndjerit K, që të dy të pandehurit ikin nga vendi i ngjarjes për në fshatin Shushicë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Polici Izet Demaj u vra dje në detyrë, teska po intervenonte bashkë me kolegët në një rast grabitje në filialin e një banke në Istog. Grabitësi ishte rikthyer nga Gjermania në Istog para tri vitesh, ku kishte vuajtur një dënim prej 17 vitesh burg./21Media

Back to top button