Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se vrau gjyshin e tij

 

Gjykata Themelore  Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit D. I.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri  mënyrë tinëzare ka privuar nga jeta gjyshin e tij “K. I., derisa ishte duke fjetur, me një thikë të kuzhinës rreth 15 cm  godet fillimisht pjesën e epërme të kraharorit  anën e majtë disa herë, më pas godet  pjesën e abdomenit – barkut, duke i shkaktuar 12 plagë, e më pas kalon  dhomën e ndejës ku ishin anëtarët e tjerë të familjes dhe i njofton kinse ka bërë vetëvrasje, gjithashtu njofton edhe policinë për rastin e ndodhur”.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake  Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, ndërsa propozimin e mbrojtës për caktimin e ndonjë mase tjetër alternative, e refuzoi, duke e konsideruar si të pamjaftueshme  këtë fazë të procedurës. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Back to top button