Një muaj paraburgim për serbin që dyshohet për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit S.T për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.T, për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krime të luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës neni 144 të KPRK-së, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenevës nga neni 145 dhe 146 te KPRK-së dhe Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës neni 154, ndërlidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
I pandehuri S.T dyshohet se ka kryer veprat penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krime të luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës neni 144 të KPRK-së, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenevës nga neni 145 dhe 146 te KPRK-së dhe Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës neni 154, ndërlidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./21Media

Back to top button