Një nënë përshkruan largimin nga Ukraina me fëmijën e saj

Një nënë ukrainase ka folur për momentet kur  u largua nga shtëpia e saj me foshnjën e saj 10 muajshe, pas pushtimit rus në Ukrainë.

Liza Grach, për BBC ka treguar se ka lënë burrin e saj në Ukrainë, sipas Grach, vendimi për të ikur nga lufta ishte për shkak të foshnjës e saj.

Ajo tha se dëshironte që fëmija i saj të “flente mirë” dhe të mos dëgjonte “bomba dhe shpërthime”.

Ukraina sot ka hyrë në ditën e pestë të pushtimit. Medja e të gjithëve është te një takim Rusi-Ukrainë që do të zhvillohet sot./21Media

Back to top button