Një person i armatosur vodhi 200 euro në një barnatore të Prishtinës

 
Një person i armatosur ka grabitur 200 euro nga arka e një farmacie në Prishtinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:22.

“Derisa viktima femër kosovare ishte duke punuar aty ka hyrë një i dyshuar mashkull i armatosur dhe duke kanosur viktimën, nga arka e farmacisë ka grabitur 200 euro, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti nën hetime nga njësitë relevante./21Media

Back to top button