Një person u plagos në Kaçanik

 

Një person u plagos sonte në fshatin Rekë të komunës së Kaçanikut. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Feizajt, Agim Gashi, i cili bëri të ditur se viktima dyshohet se u plagos nga arma e zjarri, dhe ai u dërgua për në QKUK në Prishtinë.

Gashi tha se rreth orës 20:15 e morën lajmin për plagosje dhe se në vendin e ngjarjes dolën policia dhe ambulanca. Ai shtoi se nga mjeku u informuan se viktima u plagos nga arma e zjarrit.

Gashi deklaroi se policia është në kërkim për identifikimin e personit apo personave që lidhen me rastin./21Media

Back to top button