Vdiq tragjikisht miliarderi francez

 

Deputeti, njëherësh miliarderi francez, Olivier Daso vdiq sot në një përplasje helikopteri në Deauville, në veriperëndim të Francës, thanë burime pranë parlamentit dhe hetimit.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i dha nderim deputetit të Republikanëve të krahut të djathtë, duke deklaruar se Daso e donte dhe i shërbente vendit të tij.

Daso (69) është djali i politikanit dhe miliarderit të njohur, Serge Daso, i cili ka vdekur në vitin 2018.

Sipas revistës “Forbes”, Olivier Daso zotëron rreth pesë miliardë euro dhe familja e tij konsiderohet ndër më të pasurat në Francë.

Back to top button