Një veturë përfshihet nga zjarri, policia jep detaje

 

Një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut sot u përfshi nga zjarri, derisa ishte duke lëvizur nga Hani i Elezit në drejtim të Prishtinës.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili informoi se nga incidenti nuk u lëndua askush.

Siç informoi Veseli, vetura ndaloi në një skaj të rrugës, fshatin Nikaj të Kaçanikut, nga ku dolën një grua me tre fëmijë shqiptar, që ishin nga Maqedonia e Veriut.

Zjarrfikësit e Kaçanikut dolën në vendngjarje dhe e fikën zjarrin./21Media

Back to top button