Një viktimë dhe 115 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1665 testime të realizuara për të dyshuara të prekur me Covid-19, 115 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Shkup-34, Kumanovë-10, Shtip-14, Prilep-15, Tetovë-3, Strugë-13, Manastir-4, Ohër-4, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Krushevë-1, Koçan-1, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-2, Vinicë-3, Dellçevë-1 dhe Sveti Nikollë-2.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 368 pacientë të shëruar nga korona virusi.

Shkup-64, Kumanovë-74, Dibër-28, Shtip-30, Prilep-5, Tetovë-48, Strugë-9, Manastir-6, Ohër-3, Kavadarcë-20, Gostivar-36, Gjevgjeli-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-9, Kërçovë-12 dhe Negotinë-1.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit një pacient nga Gostivari e ka humbur betejën me virusin korona./Tv21

Back to top button