Një viktimë dhe 7 raste të reja me COVID-19
Sot në Kosovë është regjistruar një viktimë nga koronavirusi.
Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur edhe për 7 raste të reja të të infektuarve. Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 1 mijë 515 mostrave.
Në 24 orët e fundit, u shëruan 281 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 2 mijë e 44.
Ndërkaq, brenda 24 orëve janë vaksinuar 5 mijë e 41 pacientë, ku numri total i të vaksinuarve ka shkuar në 1.379.793./ 21Media
