Një vit plotë koncerte i Filharmonisë së Kosovës

Qyteti i radhës ku u prezantuan Kori i Filharmonisë ishte Mitrovica.
Në drejtimin e dirigjentëve Mary Konstantinidou dhe Hajrullah Syla, Kori interpretoi vepra nga kompozitor shqiptar dhe të huaj.
Filharmonia e Kosovës gjatë këtij viti ka mbajtur koncerte të shumta në qytete të ndryshme të Kosovës, në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”.
Ata deri tani janë paraqitur në Ferizaj, Suharekë, Obliliq e Prizren.
Sipas Ministrisë së Kulturës, kjo është politika e re e mobilitetit për të gjitha institucionet e kulturës, të cilat nga viti 2023 do të kenë program të rregullt në gjithë Kosovën./21Media

Back to top button