Bie një pllakë e tavanit në gjimnazin “Sami Frashëri”

Një pllakë nga tavani i një klase në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë ka rënë në tokë, afër një banke të mësimit gjatë ditës së sotme.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së gjimnazit, Mimoza Gjaka – Bllacaku ka thënë për kallxo.com se nuk ka pasur nxënës në klasë, në ato momente.
Sipas saj, prishja ka ndodhur pasi se reshjet e shiu kanë depërtuar brenda.
“Nxënësit kanë qenë në kabinet. Mandej janë kthye, është mbajtë mësimi normal, menjëherë e kemi thirrë mjeshtrin, nuk ka rrezik. Janë tu intervenu. Është prishë pllaka e armastrongut për shkak që ka depërtu uji nga reshjet e shiut”, tha ajo.

Back to top button