Një vit sfidues, TKK-ja mbyll 2022-ën me shumë të arritura

Viti 2022 mund të ketë qenë sfidë në vete për Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Viti që po lëm pas ishte mjaft i veshtirë për teatrin në gjithë botën ndikuar nga pandemia globale Covid 19 si dhe mungesa e prodhimeve për një kohë të gjatë”, thuhet në postimin e TKK-së/
Sido që ishte, TKK-ja në vitin 2022 është bërë pjesë e familjes së madhe të European Theatre Convention.
Si rezultat i kësaj, në vitin 2023, më konkretisht në tetor do të vijë bashkëprodhimi i parë.
“Prezentuam TKK-në në konferenca ndërkombëtare teatrore e në Festivalin e Avignionit duke krijuar ura të reja bashkëpunimi!”, thuhet në deklaratën e TKK-së.
Këtë vit, po ashtu u vendos për rinovimin e tërsishëm të objektit te TKK-së.
Po në këtë vit nisi bashkëpunimi me Teatrin Kombëtar të Shqipërisë dhe Teatrin Shqiptar në Shkup me rezulat final – Festivalin e Teatrit Shqiptar – MOISIU. Festivali përfundoi edicionin e parë sivjet në nëntor.
TKK adaptoi hapësirën e Amfiteatrit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë e shëndrruar në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës! Ndër të tjera, përpos që e krijuam një shtëpi të re për ne, e krijuam edhe një hapësirë teatrore që do të jetoj gjithmonë në Kryeqytet!  Nga 28 nëntor deri me 21 Dhjetor prezentuam 3 premiera: CLUB ALBANIA (bazuar në Pas Vdekjes) në regji të Fatos Berisha, MOLLY në regji të Sibel Abdiu dhe GRATË ose mëkatet e tyre në patriarkat në regji të Nastazija Domaradzka! Reprizat e shfaqjeve tona ishin gjithmonë SOLD OUT Nisëm një kapitull të ri të bashkëpunimit në mes të teatrove publike në Kosovë me fillimin e bashkëprodhimit të shfaqjes FAUSTI në regji të Fadil Hysaj bashkë me Teatrin e Qytetit Gjilan dhe Teatrin e Qytetit Prizren! Me produksionet tona morrem Çmime në festivale te ndryshme në Rajon e Kosovë si dhe prezentuam produksionet tona nëpër Kosovë, Rajon e Evropë!”, bëhet e ditur në deklaratën e TKK-së.
Kështu, po mbyllet një vit plotë suksese për Teatrin Kombëtar, për të nisur një vit tjetër, punë, përkushtim e suksese./21Media

Back to top button