Njëri prej të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares ka aktakuza edhe për vepra të tjera

Një prej të dyshuarve për dhunim të 11-vjeçares në Prishtinë, ka qenë më parë i përfshirë në veprat të penale “dhunë në familje”, “vjedhja e rëndë” dhe “vjedhje e pyllit”. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se për personin me inicialet E.R., pas verifikimit në data bazën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, figurojnë raste penale kundër tij në drejtim të veprave penale “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”, të parapara sipas KPRK-së, për të cilat raste Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuza dhe i ka proceduar në gjykatë për trajtim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Një 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë të dyshuar në Prishtinë më 27 gusht. Autoritetet policore deri më tani i kanë arrestuar katër të dyshuar, ndërkohë të pestin e kanë identifikuar./21Media

Back to top button