Nuk ka ndryshime, PS 73 mandate, PD 43, LSI 19

Edhe 1000 kuti kanë mbetur për tu numëruar

Tani kur nuk kanë mbetur as 1000 kuti për t’u numëruar të votave të qytetarëve shqiptarë që kanë votuar dje, PS vazhdon të prijë me 73 mandate, PD ka 43 dhe LSI 19.

Këto janë re rezultatet e fundit nga numërimi 4272 kutive, nga 5362 sa janë gjithsej. PS që nga fillimi i numërimit të votave ka prirë dhe tani ka 73 mandate nga 48 % të votave sa ka fituar kjo parti, PD ka 43 mandate nga 29 %, LSI 19 mandate nga 14 %, PDIU 4 mandate nga 5 % dhe PSD 1 mandat dhe ka fituar 1%.

Partitë tjera nuk kanë arritur të marrin asnjë mandat dhe kanë vetëm 1 % votave.

 

Back to top button