​“Nuk mund të regjistrojmë lojtarë”, Xavi flet për shanset e Barçës për transferime

Kampioni spanjoll, Barcelona momentalisht nuk mund të regjistrojë asnjë lojtar të ri në skuadër.

Këtë gjë e tha vetë trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez, ndërsa ai nuk përjashtoi mundësinë se në të ardhmen mund të ketë transferime te Barça.

“Duhet të jemi real. Në ketë moment, ne nuk mund të regjistrojmë asnjë lojtar në skuadër. Sigurisht, pas lëndimit të Gavit do të ishte mirë të kishim një transferim të ri në mesfushë. Do të shohim nëse është e mundur. Ndoshta ne mundemi të provojmë një mundësi për tash se sa për të ardhmen”, tha Xavi.

Back to top button