Nuk u punësua si mësues, u arrestua 33-vjeçari që ia vuri zjarrin Drejtorisë Arsimore

 

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet si autor i vënies së zjarrit të ndërtesës së Drejtorisë Arsimore Rajonale në këtë qytet.

Mësohet se i arrestuari, I.A., kishte aplikuar për mësues nëpërmjet portalit, por nuk ishte shpallur fitues dhe mendohet se këtë veprim e ka bërë për hakmarrje. Ai është zbuluar nga kamerat e sigurisë, raporton vizion plus.

Nga flakët janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa policia ka evakuuar punonjësit në kohë.

Back to top button