Meta: Jasharët e Drenicës i treguan botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot në 23 vjetorin e Epopesë së UÇK-së u shprehu nderimin më të lartë për sakrificën sublime të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari, që frymëzon kombin në çdo kohë për mbështetje të palëkundur të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Në themelet e shtetit të Kosovës qëndron gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të kombit, që ashtu si Jasharët e Drenicës martire 23 vjet më parë, i treguan mbarë botës se çfarë çmimi ka liria për shqiptarët.”, shkroi Meta në facebook.

Sipas Metës, të ardhmen e sigurtë europiane kombi shqiptar do t’ja dalë ta ndërtojë mbështetur mbi sakrificat e dëshmorëve dhe mbrojtjes së vlerave më të larta që trashëgojmë.

Sulmi i tretë, që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrën jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Atij sulmi i ka mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia ka dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe ka arritur t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila e ka parë dhe përjetuar tmerrin derisa ishin duke u vrarë anëtarët e familjes së saj. Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./21Media

Back to top button