Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut në rritje

1.348 raste të reja pozitive me Covid-19 janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut, nga realizimi i 6.141 testimeve, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton TV21.
Prej 1.348 rastet e reja, 145 janë riinfektime.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 784 të shëruar dhe 8 viktima.
Ndërkaq, që nga fillimi i epidemisë në vend janë diagnostikuar 244.632 persona me koronavirus. Prej tyre, 220.400 janë shëruar, kurse 8.100 kanë humbur jetën. Raste aktive në vend janë 16.132./21Media

Back to top button