“Numri i të infektuarve rritet për shkak të shteteve fqinje”

Pas një muaji mungese, Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut doli në konferencë për media. Paralajmëroi ndryshim të gjendjes relative stabile që e kishim një periudhë të gjatë. Gjithsesi përveç për gjendjen epidemiologjike, opinionin e intereson edhe dorëheqja e tij që kryeministri Zaev nuk e pranoi. E tani, as Filipçe se ka menduar më këtë punë.
“Nuk mendoj në atë drejtim”, theksoi Filipçe.
Sa i përket gjendjes epidemiologjike, sipas Filipçes, rritja e rasteve të reja është e pritshme dhe ka të bëjë me atë që ndodh në rajon, por nuk i përmendi tubimet masive gjatë kohës së fushatës parazgjedhore ku merrte pjesë edhe ai.
Në territorin e gjithë shtetit janë të hospitalizuar gjithsej 581 pacientë, ndërsa janë rreth 8 mijë raste aktive. 1068 fëmijë janë pozitiv me virusin, prej të cilëve 23 mjekohen në Kozle, ndërsa dy janë në mbështetje të oksigjenit. Foshnja më e vogël e hospitalizuar është 2 muajshe. Nga skriningu i cili u bë në shkolla, nga 5000 nxënës, 15 janë pozitiv.
BULLGARI – 5000 raste të reja, 150 të vdekur
GREQI – 8600 raste të reja, 50 të vdekur
SERBI – 5060 raste të reja
KROACI- 5000 raste të reja, mbi 60 të vdekur
“Gjendja epidemiologjike shënon rritje të rasteve të reja në vend, duke filluar nga periudha para dy javëve. Analizat tregojnë se përqindja e rasteve të reja edhe javën e kaluar është rritur edhe atë për 25%.”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Ministri thotë se ka mjaftueshëm vaksina, ndërsa kjo gjë është vendimtare në luftën kundër virusit./TV21

Back to top button