Nxënësja e gjimnazit “Hamëz Jashari” zuri vendin e parë në Kampionatin Botëror

Në mesin e 105 shteteve që ishin në garë në Kampionatin Botëror, që është mbajtur në Danimarkë me temë për “Bullizmin” Altina Salihu, nxënëse e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj, e zuri vendin e parë.
Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të gjimnazit në Facebook bëhet e ditur se nga 100 pikë të mundshme Altina Salihu mori 93, duke lënë prapa përfaqësuesen e Anglisë me 85 pikë dhe atë të Francës me 67.
“Edhe një sukses tjetër i gjimnazit “Hamëz Jashari”. Në mesin e 105 shteteve, Altina Salihu, nxënëse e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj, e zuri vendin e parë në Kampionatin Botëror i cili u mbajte në Danimarkë me temë për “Bullizmin”. Nga 100 pikë të mundshme ajo mori 93, duke lënë prapa përfaqësuesen e Anglisë me 85 pikë dhe atë të Francës me 67. Një përfaqësim i denjë i Republikës së Kosovës.Të lumtë ALTINA”, thuhet në njoftimin e gjimnazit ” Hamëz Jashari”./21Media

Back to top button