Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq 5 vjeçarja që u godit nga makina dy javë më parë në Kaçanik

 
Ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm 5 vjeçarja me inicialet S.M, e cila ishte goditur nga një makinë gjersa po kalonte rrugën, i drejtuar nga L.D 51 vjeçar.
Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur kur automjeti i tipit “Golf” me targa vendore, po qarkullonte nga drejtimi i lagjës ‘’Dashi’’ në drejtim të magjsitrales, në rrugën ‘’Ekrem Gudaqi ‘’ të fshatit Stagovë, ndërsa këmbësorja, ishte duke lëvizur prej anës së djathtë për të kaluar në anën e majtë të kësaj rruge, ku në atë moment, me pjesën e përparme, goditet nga automjeti “Golf”, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, L.D e kishte dërguar të njëjtën në Qendrën e Mjekësisë Familjarë të Kaçanikut, por si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, është dërguar për trajtmin të mëtutjeshëm në QKUK, ku pas trajtimit në repart intenziv për tashmë dy javë, e njëjta ka ndërruar jetë sot, rreth orës 05:37.
Në ditën e aksidentit, mënjëherë është njoftuar Inspektorati i Policisë së Kosovës, i cili ka rekomanduar për suspendim e përkohshëm të policit të involvuar në këtë aksident, ndërkaq me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i njëjti ishte ndaluar në mbajtje për 48 orë, për të kaluar në procedurë të rregullt pastaj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti është në procedurë hetimore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button