O’Brien i kërkon Kurtit Asociacionin për të ecur përpara

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në X O’Brien ka treguar se sot ka biseduar me Kurtin, dhe i ka theksuar se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të BE-së.

Gjithashtu, O’Brien shkruan se  SHBA e mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

”Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar O’Brien në platformën X./21Media

Back to top button