Ofroi ordinancën për fëmijët e pastrehë, Blendi Sahiti flet për këtë iniciativë

Sahiti për rtv21.tv ka treguar se janë lajmëruar të rritur për t’u strehuar, po shqyrton mundësinë për ta marrë edhe një qendër me qira

Fëmijë të pastrehë cilët në këto ditë të ftoha ngrohen në tymin që lëshojnë autobusët, apo edhe duke bredhur rrugëve natën, kanë bërë që logopedi nga Prishtina, Blendi Sahiti të ndërmarrë një hap që këtyre fëmijëve t’u ofrojë strehë të paktën gjatë ditëve të ftoha.

Ai ka njoftuar se ka lëshuar ordinancën e tij në Prishtinë dhe Viti në mënyrë që këta fëmijë të strehohen gjatë natës.

Sahiti për rtv21.tv ka treguar ka shumë kërkesa për strehim dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta marrë edhe një lokal tjetër me qira.

“Ka mundësi që do e marrë një qendër më të madhe me qira, nëse rritet ende numri fëmijëve, ka edhe të rritur që janë lajmëruar.”, ka bërë të ditur Sejdiu.

Ai duke u shprehur modest dhe duke e cilësuar këtë vepër si një obligim qytetar,  ka pohuar  se edhe ushqimin po ua siguron vet, duke e lënë të hapur mundësinë për të pranuar ndihma edhe nga vullnetarë të tjerë.

“Rasti im nuk është madhor sepse ka shumë e shumë humanistë tjerë të mëdhenj. Thjeshtë më shumë vetëdijësim i të gjithëve. Ushqimin, pijet, nxemjet dhe të gjitha i përfundoj unë të paktën me këto kursime që kam e nëse nuk mjaftojnë atëherë kush dëshiron mundet me më ndihmu.”, ka thënë ai duke shtuar se për 15 ditë mund të ia del me kursimet e veta që t’i ndihmojë këta fëmijë.

Blendi Sejdiu po ashtu ka treguar se ka interesim edhe nga diaspora për të ndihmuar rreth kësaj iniciative./21Media

Back to top button