OKB: Beteja për Mosulin mund të shndërrohet në katastrofë

Shumë qytetarë kanë mbetur të ngujuar në Mosul

Dëbimi i Shtetit Islamik nga pjesa e vjetër e qytetit të Mosulit, ku kanë mbetur qindra-mijëra civilë irakianë, mund të shndërrohet në katastrofën më të madhe humanitare në luftën kundër ekstremistëve, paralajmëruan të martën Kombet e Bashkuara.

Rreth 400.000 civilë, ose një e katërta e popullsisë së Mosulit, kanë mbetur të ngujuar në pjesën e vjetër të qytetit, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, transmeton Reuters.

Back to top button