Kaloni te përmbajtja kryesore

OKB-ja miraton rezolutën për armëpushim në Libi

Rusia abstenoi gjatë votimit

Pas disa javëve të debatit, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që bënë thirrje për armëpushim në Libi. Në rezolutën e hartuar nga Britania, theksohet “nevoja për armëpushim afatgjatë në Libi sa më shpejt, pa parakushte”, si dhe shprehet “shqetësimi për rritjen e përfshirjes së mercenarëve në Libi”.

Rusia abstenoi gjatë votimit, pasi kërkoi që termi “mercenarë” të zëvendësohet me “luftëtarë të jashtëm terroristë”. Moska, e cila mbështet gjeneralin, Khalifa Haftar, është akuzuar nga ekspertët e OKB-së se po u ndihmon kontraktorëve ushtarakë rusë që luftojnë për Ushtrinë Kombëtare të Libisë në krye ne Haftarin.

Përveç Rusisë, gjenerali Haftar gëzon mbështetjen edhe të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit.

Rezoluta është miratuar nga 14 pjesëtarë të Këshillit të Sigurimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button