Operacion policor në Prizren, 10 barnatore të dyshimta

Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, sot kanëzhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit.

Bëhet e ditur se në realizim të këtij operacioni, janë kontrolluar 10 barnatore, për të cilat ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se të njëjtat biznese janë duke shitur produkte farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se janë kontrabanduar dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Operacion ka qenë i koordinuar së bashku me Doganën e Kosovës (Njësia e Anti-kontrabandës)
dhe Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë.

Në njërën nga barnatoret është gjetur një sasi e barnave pa banderola të cilat ishin të fshehura
mbrapa rafteve të lokalit. Barnat pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, kurse
hetuesit policorë e kanë shoqëruar një person të dyshuar në Stacionin Policor në Prizren si
pronar i disa barnatoreve të cilat janë kontrolluar.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës. Pas intervistimit është njoftuar
prokurori kujdestar nga PTH-Prizren i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘prodhimi dhe
shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’ dhe ‘tregti e ndaluar’, kurse i dyshuari lirohet
në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button