Opozita dyshon për vaksina pa afat, MSh flet për RTV21

Anëtari opozitar Bekim Haxhiu sot në Komisionin për Shëndetësi ka thënë se ka doza të vaksinave që u ka skaduar afati dhe se po e mban të fshehtë Ministria e Shëndetësisë. Lidhur më këtë portali rtv21.tv ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, e njëjta i ka mohuar këto deklarata, duke thënë se nuk ka asnjë vaksinë pa afat.
“Në stoqet e vaksinave kundër COVID-19 të MSh-së nuk ka asnjë vaksinë me afat të skaduar të përdorimit. Kosova ka në dispozicion rreth 500. 000 doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe asnjë prej vaksinave në stokun aktual nuk ka afat me të shkurtër përdorimi se data 1 qershor, 2022”, ka thënë MSh për portalin rtv21.tv përmes një përgjigje me shkrim.
Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se vaksinat të cilat kanë pasur afat deri më 31 janar 2022, janë administruar me kohë dhe nuk ka vaksina në stok me afat të shkurtër të përdorimit, aq më tepër me afat të skaduar.
“Nuk është pranuar ndonjë donacion se fundi për vaksina, me që stoku aktual është i qëndrueshëm”, ka thënë MSh.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje qytetarëve “që të vaksinohen dhe të mos dekurajohen nga informatat e pasakta të dhëna nga persona që nuk janë pjesë e procesit të vaksinimit”./21Media

Back to top button