Gashi: Deputetët të na përfaqësojnë dinjitetshëm

Gashi: Deputetët të na përfaqësojnë dinjitetshëm

Para Kuvendit të Kosovës, është improvizuar një klasë për nxënësit e klasës së parë. Para këtij institucioni kanë zënë vend banka, e tabela ku janë shkruar germat e para të alfabetit. “Të mësojmë pak se boll doktoruam”, është moto ku janë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të mësojnë e recitojnë.

Blendon Arifi nga Lëvizjaolitike tha se ky aktivitet është bazuar në atë që është parë ditëve te fundit ,ku deputetët derisa flasin në seanca, bëjnë gabime fillestare.

Bëjnë gabime fillestare që nga leximi, po ashtu kanë filluar edhe me recituar dhe ne dëshirojmë që si studentë dhe si lëvizja jonë politike, dëshirojmë që ata të jenë më serioz të përfaqësojnë popullin më dinjitetshëm në këtë institucion dhe mos të bëjnë gabime se shteti jonë nuk është hajgare“, ka shtu ar ai.

E Qëndrim Gashi thotë se po kërkojnë përfaqësim të dinjitetshëm nga të zgjedhurit e popullit.

Me këtë ne dëshirojmë që t’iu dërgojmë mesazh të zgjedhurve të popullit që t’i përfaqësojnë ata në mënyrë më të dinjitetshme dhe sa më të merituar. Për atë punë edhe janë aty të thirrur dhe ta kryejnë punën si është me së miri”, tha Gashi.

Bekim Ibishi nga kjo lëvizje politike, tha se presin që të zgjedhurit e popullit mos të bëjnë me gabime “qesharake”, gjatë fjalimeve të tyre.

Të evitojnë gabimet që bëjnë në seanca, mos dalin të flasin me letra, mos të flasin ma broçkulla, të janë më të përmbajtshëm. Mos të japin shfaqje vetëm sa për të thënë diçka e të mos thonë asgjë“, ka deklaruar ai.

Sipas tij, qëllimi i deputetëve duhet të jetë përfaqësimi i dinjitetshëm për qytetarët, për çka tha se në fushata prezantohen si doktor shkence, e në përfaqësim si “amatera”.