Orlando: Certifikimi i kandidatëve të bëhet sipas ligjit, pa ndërhyrje

 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është deklaruar rreth zgjedhjeve të 14 shkurit.

Ai ka folur edhe për certifikimin e kandidatëve duke thënë se një gjë e tillë duhet të bëhes sipas ligjit.

“Italia së bashku me BE-në pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore sikurse certifikimi i kandidatëve janë duke vazhduar dhe lejojnë ankesat. Ato duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje.”, ka shkruar Orlando në Twitter.

47 kandidatë për deputetë nuk do të mund të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak të problemeve me ligjin. Kështu kumtoi Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas verifikimit të listave./21Media

 

Back to top button