PDK heq nga lista kandiatin që nuk e ka kaluar verifikimin

 

Pas vendimit të KGJK-së, Partia Demokratike e Kosovës njofton se do ta lartgojë nga lista kandidatin që nuk i plotëson kushtet e parapara, sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar në dhjetor të vitit 2020.

“Respektimi i plotë i normave që përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktet e tjera ligjore për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, janë kritere të domosdoshme për ta garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë.Partia Demokratike e Kosovës respekton çdo vendim të institucioneve përgjegjëse dhe fton të gjitha subjektet politike në Kosovë, që të bëjnë fushatë të dinjitetshme, duke e respektuar procesin zgjedhor.”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Dje u bë e ditur se janë 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin./21Media

Back to top button