Zelensky propozon vazhdimin e gjendjes ushtarake dhe mobilizimit në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dekrete për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin për 90 ditë të tjera në vend, duke filluar nga 25 maji.

Dokumentet janë dorëzuar në parlamentin ukrainas dhe duhet të miratohen nga të paktën gjysma e ligjvënësve.

Ligji ushtarak është zbatuar në vend më 24 shkurt, ditën kur Rusia ka filluar luftën. Periudha fillestare prej 30 ditësh është zgjatur dy herë deri më tani.

Dekreti i parë i Zelenskyt për mobilizimin ka qenë për 90 ditë.

Javën e kaluar, ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se shpresonte të armatoste një milion luftëtarë, ndërsa vendi përgatitej për një “fazë të re, të gjatë lufte”, shkruan BBC/21Media

Back to top button