Osmani diskutoi me ambasadorin italian për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Presidentja Vjosa Osmani sot e priti në takim ambasadorin italian Nicola Orlando, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

Siç informoi presidenca, Osmani e informoi ambasadorin Orlando për koordinimin e vazhdueshëm me institucionet e reja, si dhe angazhimin e plotë për bashkëpunim me partnerët dhe miqtë e Kosovës, në mënyrë që sa më shpejtë të shtyhen përpara reformat e premtuara.

“Sipas saj, rezultatet e një bashkëpunimi të tillë u panë së fundmi edhe me aksionin kundër krimit të organizuar transnacional, që ishte rezultat i punës së e përbashkët të policive të rajonit dhe shteteve të tjera. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të plotë për ndihmën e Italisë dhe theksoi që një zhvillim i tillë është konfirmim i arsyes dhe nevojës për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.”, u bë e ditur në komunikatën e presidencës.

Ndërkaq, ambasadori Orlando theksoi se shteti italian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përmbushjen e reformave, duke spikatur në mes tjerave edhe angazhimin e plotë dhe mbështetjen e vazhdueshme për në sferën e fuqizimit të rolit të grave në çdo fushë./21Media