Osmani e Kurti morën pjesë në koncertin e Filharmonisë së Kosovës “14 vjet pavarësi”

Presidentja e Republikës së Kosovës dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti morën pjesë në në koncertin solemn të Filharmonisë së Kosovës, organizuar në shënim të 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në koncertin e mbajtur në Sallën e Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, titulluar “14 Vjet pavarësi”, Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, interpretuan nën dirigjimin e Baki Jasharit dhe Hajrullah Sylës.
Në këtë koncert u interpretuan veprat nga autorët shqiptarë: uverturë nga opera “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi, “Valsi i pavarësisë” nga Korab Shaqiri, fragmente nga suita simfonike “Skënderbeu”nga Çesk Zadeja, “Baresha” nga Rexho Mulliqi dhe “Qëndresa” nga Valton Beqiri.
Ndërsa në nderim e kujtim të të rënëve për lirinë e Kosovës, u interpretua vepra “Më mirë është paqja” nga Karl Jenkins, punuar në vitin 1999, dedikuar viktima të luftës në Kosovë, si dhe “Dies Irae” nga Giussepe Verdi, vepër kushtuar atyre që nuk janë më në mesin tonë./21Media

Back to top button