Osmani: Evropa po kthehet te qymyri dhe energjia nukleare

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në ClickPlus në TV21 tha se sa i përket gazit, vendi është i varur 100 për qind nga Rusia, për karburantet tjera furnizohet kryesisht nga Greqia.
Osmani tha se pas konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, Evropa po kthehet te qymyri dhe energjia nukleare dhe se si rrjedhojë edhe Maqedonia duhet të riadoptojë strategjinë e burimeve të energjisë.
“Kemi varësi, kemi varësi, krejt Evropa është e varur prej burimeve energjetike ruse. Të bazoheni vetëm në burimet e ripërtritshme të energjisë nuk është e qëndrueshme se ato nuk janë konstante, ndonjëherë kanë prodhim më të mirë, ndonjëherë kanë prodhim më të dobët. Keni një ditë me diell , keni më shumë rrymë. Tash e e shoh që Evropa po kthehet te qymyri dhe energjia nukleare. Maqedonia e Veriut sigurisht që duhet të riadaptonë strategjinë e vetë në afatgjatë drejt burimeve të energjisë”, deklaroi Osmani./21Media

Back to top button