Ministri i Jashtëm ukrainas të enjten takohet me homologun rus

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Dmytro Kuleba ka konfirmuar se planifikon të takohet me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov të enjten, më 10 mars.

Kuleba tha në televizionin ukrainas të hënën se nëse Lavrov ishte gati për një bisedë serioze thelbësore, atëherë ai ishte gjithashtu gati.

Kuleba tha se do të fliste me këdo që të vendosej paqja.

Kujtojmë se, sot është zhvilluar raundi i tretë i bisedimeve mes dy delegacioneve asaj ukrainase dhe ruse, por që është arritur pak zhvillim pozitiv./21Media

Back to top button