Osmani falënderon Malajzinë: Mikëpritje e nderim për Kosovën që nuk do të harrohet

Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë sërish detaje rreth vizitës në Malajzi ku u hap edhe Ambasada e Kosovës.
Osmani ka thënë se partneriteti mes dy vendeve e ka zanafillën në ditët më të vështira për Kosovën, kur Malajzia na doli në krah, e që dita ditës po bëhet më i fortë dhe më domethënës.
“Kjo vizitë ishte jo vetëm një mikpritje e nderim për Kosovën që nuk do të harrohet, por edhe një premtim i qartë që i shërben zhvillimit dhe fuqizimit të ndërsjellë. Faleminderit! Terima Kasih! 🇽🇰🇲🇾”, ka shkruar Osmani.