Osmani i përgjigjet Deharit: Vazhdoni seancën nesër

Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje Avni Deharit, lidhur me shkresën që i ka dërguar sot për dështimin e seancës konstituive dje.
RTV21 ka sigurar letrën që Osmani u ka kërkuar që Kuvendi të mblidhet nesër.
“Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndërprerja e saj. Andaj, ju ftoj që në përputhje me autorizimet tuaja si Kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, efektive që nga data 8 prill 2025, ta realizoni seancën konstituive në përputhje me parimet kushtetuese të përmendura më lart, Rregulloren e Kuvendit si dhe legjislacionin në fuqi.”, thuhet në letër.
Osmani tutje në letër ka shkruar se mund t’i takojë ata për ta diskutuar rrugën përpara, nëse veç një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme
“Në përmbyllje të kësaj letre, si Presidente e vendit dhe Kreu i Shtetit, në kuadër të kompetencave kushtetuese përkitazi me nenin 4, paragrafi 3 dhe nenin 84, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shpreh gatishmërinë time që t’ju mirëpres juve dhe kryetarët e partive politike parlamentare për ta diskutuar rrugën përpara, në rast se një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme”, ka thënë Osmani0
.

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?