Kaloni te përmbajtja kryesore

AKP shiti 70 asete, kjo është vlera financiare

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve numër 71 përmes metodës së likuidimit dhe shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Sipas AKP-së, për 70 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 36 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 4 milionë e 315 mijë e 469 euro.

“Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, si dhe investitorëve të pranishëm. Po ashtu është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë për të gjithë qytetarët e interesuar që nuk kanë qenë të pranishëm në sallë”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se rezultatet e ofertave mund të gjinden në faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button