Grenelli-Osmanit: Na duhen politikanë që bëjnë më shumë sesa të ankohen

 

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përmes një postimi në twitter ka reaguar ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila kritikoi dialogun e Kosovës se nuk solli asgjë nga ato që kishte premtuar.

Osmani kishte vlerësuar njohjen nga Izraeli duke thënë se kjo dëshmon që Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.

Tutje Osmani ka thënë se delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit që një kohë të gjatë.

E për këtë Grenell ka thënë se “Për ju që tani të ankoheni se s’keni marrë më shumë është e çuditshme pasi që ju s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme. Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se që vetëm të ankohen. Kjo është për punët, jo vetëm simbolikë”, ka shkruar ndër të tjera Grenell. /21Media

Back to top button